Shkup, 22 tetor Zhurnal.mk – Në Maqedoninë e Veriut gjatë muajit gusht rroga mesatare mujore arriti 48 733 denarë, apo 7.6 përqind më shumë se rroga e gushtit të kaluar. Në muajin gusht, rroga bruto arriti 73 336 denarë.
Në këtë periudhë, rritje më e madhe u regjistrua te furnizimi me ujë (11.9 %) dhe shërbimet administrative (10.7 %) dhe industria përpunuese (9 %).
Në krahasim me muajin paraprak, rritje më e madhe u regjistrua te furnizimi me energji (5.4 %) dhe në disa sektorë tjerë.
