Për arsye shëndetësore shtyhet fillimi i vuajtjes së dënimit për ish-kryetarin e Karposhit Stevço Jakimovski,

Nga D. V.
572 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 30 qershor, Zhurnal.mk – Është shtyrë fillimi i vuajtjes së dënimit me burg për ish-kryetarin e komunës së Karposhit, Stevço Jakimovski.

Ai ka paraqitur kërkesë për shtyrje më 12 qershor, për arsye shëndetësore.

Gjykatësi për ekzekutimin e sanksioneve, pas pranimit të kërkesës, ka nisur menjëherë verifikimin e dokumentacionit mjekësor të bashkëngjitur. Janë dërguar kërkesa për kontroll në dy institucione private shëndetësore që e kanë lëshuar dokumentacionin, më 15 qershor, si dhe një urgjencë më 26 qershor, ndërsa aktualisht pritet përgjigjja e tyre, njoftojnë nga Gjykata Penale.

Sipas Ligjit për ekzekutimin e sanksioneve, gjykatësi për ekzekutimin e dënimit ka afat prej 30 ditësh nga pranimi i kërkesës për të verifikuar rrethanat e paraqitura dhe për të marrë vendim.

Deri në marrjen e vendimit, fillimi i ekzekutimit të dënimit shtyhet.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër