“Për ju është rutinë, për mua është jetë” – del një tjetër letër e Arlinda Zekajt, i shkroi gjykatësit

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Një tjetër letër e Arlinda Zekajt drejtuar Gjykatës për caktimin e urdhrit mbrojtës u publikua sot, një javë pasi ajo u vra nga ish-kunati duke kërkuar mbrojtjen e shtetit.

Letra që mban datën 7 shtator të këtij viti, i ishte drejtuar gjykatësit, Migjen Kastrati.

Arlinda Zekaj, paralajmëon edhe në këtë letër rrezikun për jetën e saj dhe të djalit të saj.

“Shkruaj si një grua që tani po e ndjen rrezikun për jetën e vet, ashtu edhe për jetën e fëmiut që nuk e di ku e kam. Lutem shumë, gjejë pak minuta nga koha e juaj e ngarkuar, për të caktuar urdhrin mbrojtës dhe caktimin e fëmijës në kujdestarinë e në shtëpinë ku kam dhënë gjithçka që kam pas. Për ju është rutinë, për mua është jetë dhe veç Zoti e di pse ty të ka zgjedhë të shpëtosh jetë”, ka shkruar ajo.

Letrën e ka phblikoi asamblistja e PSD-së në komunën e Deçanit, Natyra Kuçi.

Në përshkrimin e letrës, Kuçi drejtuar gjykatësit ka shkruar në një postim në Facebook se “kjo ishte vetëm njëra prej lutjeve të Arlindës për ty”.

artikuj të ndërlidhura