Për shkak të rrëshqitjes së dheut është mbyllur qarkorja rreth Manastirit, komunikacioni po rikahëzohet nëpër qytet

Nga D. V.
328 e lexuar
A+ A-
Rivendos

 Shkup, 27 shkurt – Qarkorja rreth Manastirit prej dje nga ora 18:30 është mbyllur për trafik për shkak të rrëshqitjes së dheut, dhe trafiku po rikahëzohet përmes qytetit të Manastirit. Ekipet e NP “Rrugët e Maqedonisë” po punojnë për pastrimin e rrëshqitjes së dheut dhe normalizimin e trafikut, informojnë nga LAMM.

 Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë të thata. Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është i matur. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

 LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë. 

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër