Përdoret kodi emergjent në fluturimin Cyrih – Prishtinë, aeroplani bën ulje të menjëhershme

Nga Xh M
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Cyrih, 11 shtator Zhurnal.mk – Aeroplani i Chair Airlines që ishte nisur nga Cyrihu në Prishtinë është detyruar të ulet.

Mediumi zviceran Blick raporton se pilotët kanë transmetuar një kod emergjence dhe kanë kthyer aeroplanin pak minuta pas ngritjes nga pista.

Kjo është konfirmuar edhe nga faqja e fluturimeve “FlightRadar” që ka monitoruar lëvizjen e aeroplanit dhe e ka regjistruar atë.

Pilotët kanë përdorur kodin e emergjencës 7700 që sinjalizon emergjencë gjatë fluturimit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër