PDSH mban Kuvendin Zgjedhor në Zhelinë për Kongresin IX të partisë

Nga Xh M
1,046 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Zhelinë, 9 maj Zhurnal.mk – Në kuadër të aktiviteteve organizative për Kongresin IX të Partia Demokratike Shqiptare, në Zhelinë u mbajt Kuvendi Zgjedhor i degës së partisë.

Gjatë kuvendit u bë zgjedhja e delegatëve që do ta përfaqësojnë degën e Zhelinës në Kongresin IX, ndërsa anëtarët votuan edhe propozim-listën e kandidatëve për anëtarë të Kuvendit Qendror nga kjo degë.

Para të pranishmëve foli kryetari i Këshillit për Organizimin e Kongresit, Sali Ajdini, i cili theksoi rëndësinë e proceseve të brendshme organizative dhe nevojën që partia të vazhdojë të forcohet përmes unitetit, përgjegjësisë dhe angazhimit të secilit aktivist.

Punimet e kuvendit u zhvilluan në një atmosferë konstruktive, me fokus te përgatitjet dhe mobilizimi për suksesin e Kongresit IX të partisë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër