Prishtinë, 6 qershor Zhurnal.mk – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se procesi i votimit në shumicën e përfaqësive diplomatike të Republikës së Kosovës ka përfunduar.
KQZ njofton se deri në orën 20:00, votimi është përmbyllur në 26 nga 30 përfaqësitë diplomatike. Ndërkaq, në orën 01:00 të ditës së diel, sipas kohës lokale në Kosovë, do të përfundojë votimi në 4 përfaqësitë e tjera, në SHBA dhe Kanada.
Sipas KQZ-së, deri në orën 19:00 votuan 80.85% e votuesve të regjistruar.
Sipas të dhënave nga 26 përfaqësitë diplomatike ku është mbyllur votimi, si dhe nga të dhënat deri në orën 13:00 nga votimi në ShBA dhe Kanada, nga 27,724 votues të regjistruar, kanë votuar 22,414 votues apo 80.85%.
