Përfundon tubimi para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Nga Xh M
638 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 6 qershor Zhurnal.mk – Ka përfunduar grumbullimi përpara godinës së Kryeministrisë, por revolta qytetare e kësaj mbrëmjeje nuk ndalet këtu. Menjëherë pas fjalimeve të forta të mbajtura në podium, mijëra protestuesit kanë nisur marshimin nëpër rrugët kryesore të kryeqytetit.

Në ditët e kaluara të kësaj proteste, qytetarët kanë zgjedhur të vijojnë tubimin duke lëvizur në formë marshimi, duke paralizuar përkohësisht qarkullimin në disa prej akseve kyçe të Tiranës.

Me dritat e telefonave ende të ndezura dhe nën tingujt e këngës “Dua më shumë Shqipërinë”, turma po marshon në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër