Përleshja që përfundoi me vrasje në Ferizaj, krejt çka dihet deri tani

Nga D. V.
1,257 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 29 qershor, Zhurnal.mk – Qyteti i Ferizajt të dielën mbrëma u trondit pasi një burrë u vra me armë zjarri. Rasti i rëndë ndodhi rreth orës 22:50 në rrugën ‘Sejdi Sejdiu”.

Lajmin e konfirmoi zëdhënësi i policisë për rajonin e këtij qyteti, Kanun Veseli. Ai bëri të ditur se deri te vrasja ka ardhur pas një përleshje ku më pas është përdorur arma e zjarrit.

“Sipas informatave të para, në vendngjarje është gjetur një person mashkull i moshës madhore, pa shenja jete, i cili dyshohet se ka marrë plagë nga arma e zjarrit”, tha Veseli.

Vdekja e tij është konfirmuar nga ekipi mjekësor i spitalit të Ferizajt.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër