Përleshje me thikë para shkollës së mesme në Tetovë: Arrestohet një 15-vjeçar, dy persona përfundojnë në spital

Nga D. V.
551 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 30 Prill, Zhurnal.mk – Më 29.04.2026, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria një 15-vjeçar nga fshati Zhelinë, duke vepruar sipas denoncimit të bërë po atë ditë në ora 16:40 nga Spitali Klinik i Tetovës, se tek ata janë dërguar A.K. (19) dhe M.A. (18) me lëndime nga një mjet i mprehtë. Pas marrjes së masave, është konstatuar se ata janë sulmuar me mjet të mprehtë para një shkolle të mesme në Tetovë nga 15-vjeçari, i cili gjithashtu ka pësuar lëndime. Është kryer këqyrja e vendit të ngjarjes, me ç’rast janë gjetur një thikë dhe një kaçavidë. Është njoftuar Prokurori Publik dhe pas dokumentimit të rastit do të vijojë parashtresa përkatëse.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër