Përplasja e helikopterëve në Greqi, raportohet për dy të vdekur dhe dy të plagosur

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Atikë, 2 gusht Zhurnal.mk – Dy persona kanë humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur pas përplasjes së dy helikopterëve gjatë operacionit për shuarjen e flakëve në zonën e Psathës, në Atikë.

Sipas informacioneve paraprake, viktimat janë një shtetas grek dhe një shtetas rumun, ndërsa dy anëtarët e tjerë të ekuipazheve janë shpëtuar.

Burime nga kompania që kishte dhënë me qira helikopterët për Shërbimin Zjarrfikës grek bëjnë të ditur se dyshimet e para flasin për një gabim njerëzor si shkak të aksidentit.

artikuj të ndërlidhura