Pesë të lënduar në një aksident trafiku në rrugën Tetovë–Shkup

Nga admin
815 e lexuar

Tetovë, 11 janar – Pasditen e sotme, në rrugën Tetovë–Shkup ka ndodhur një aksident trafiku mes dy automjeteve, ku pesë persona kanë pësuar lëndime.

Dy automjetet janë përplasur mes vete, ndërsa njëri prej tyre ka pësuar dëmtime serioze dhe është rrotulluar në drejtim të kundërt të lëvizjes.

Në vendin e ngjarjes është kryer ekspertizë nga ekipet e SPB Tetovë, ndërsa shkaqet e aksidentit janë ende duke u hetuar.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër