Maqedonci takon ndihmëssekretarin amerikan të Luftës – diskutohet thellimi i bashkëpunimit Kosovë-SHBA në fushën e mbrojtjes

Nga D. V.
301 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 28 maj, Zhurnal.mk – Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, është pritur nga Ndihmës Sekretari i Luftës, Daniel Zimmerman, me të cilin ka biseduar për situatën e sigurisë, zhvillimin e mëtejmë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe zgjerimin e bashkëpunimit në industrinë e mbrojtjes.

Në takim është diskutuar gjithashtu për angazhimet e përbashkëta për paqe dhe stabilitet global, si dhe për projektet strategjike që synojnë forcimin e partneritetit Kosovë–SHBA dhe avancimin e rrugës së Kosovës drejt NATO-s.

Sipas Maqedoncit, përfaqësuesi amerikan ka vlerësuar rritjen e investimeve të Kosovës në fushën e mbrojtjes, zhvillimin e kapaciteteve ushtarake, si dhe vendimet për pjesëmarrjen e ushtarëve kosovarë në operacione ndërkombëtare të paqes dhe përkrahjen ndaj Ukrainës.

Ai ka theksuar se partneriteti me Shtetet e Bashkuara mbetet themel i sigurisë së Kosovës dhe garanci për ndërtimin e një ushtrie moderne dhe profesionale.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër