Plas gypi, lë pa ujë një pjesë të madhe të Shkupit

nga Xh M

Shkup, 5 tetor – Sonte rreth orës 20:00 në lagjen Vllae të Shkupit është çarë një nga tubacionet kryesore të ujësjellësit me diametër 600 milimetra, duke shkaktuar përmbytje të madhe në disa rrugë dhe probleme serioze në furnizimin me ujë në një pjesë të gjerë të qytetit. Sipas informacioneve të para, defekti ka ndodhur në rrugën “France Preshern”, pranë numrit 100D.

Përmbytja ka përfshirë oborret dhe bodrumet e shtëpive përreth, ndërsa në rrjetet sociale janë publikuar video me ujë të vërshuar.

Për shkak të defektit, me ndërprerje të plotë të furnizimit me ujë janë prekur lagjet Vllae, Kozle, Karposh 3 dhe 4, si dhe Zllokuqan. Pjesa tjetër e qytetit ka presion të ulët të ujit, informojnë nga Ndërmarrja Publike “Ujësjellës dhe Kanalizim”.

“Njoftojmë se më datë 05.10.2025, për shkak të një defekti serioz në tubacionin e ujësjellësit F600mm në rrugën France Preshern 100D në lagjen Vllae, një pjesë e madhe e qytetit do të mbetet pa furnizim me ujë, ndërsa pjesa tjetër do të jetë me presion të ulët. Furnizimi me ujë do të jetë i ndërprerë deri në përfundimin e punimeve”, thuhet në njoftimin e NP “Ujësjellës dhe Kanalizim”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More