Platforma 12.05 nga Brukseli kërkonjë që Sofja ta dorëzojë Iva Mihajlovën

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 13 tetor, Zhurnal.mk – Platforma “Bisedime për të ardhmen në 12:05” i bëri thirrje Komisionit Evropian të kërkojë nga Sofja zyrtare të ndalojë, siç thonë ata, provokimet politike dhe që Iva Mihajlova pa vonesë t’u dorëzohet organeve gjyqësore maqedonase.

Nga Platforma vlerësojnë se ngjarjet e fundit i përkeqësojnë më tej marrëdhëniet me Bullgarinë dhe paralajmërojnë se në Maqedoni po rritet presioni për rishqyrtimin e Marrëveshjes për fqinjësi të mirë.

Në reagim thuhet gjithashtu se Qeveria duhet të përgjigjet nëse në takimin Mucunski–Petrova në Sofje është biseduar për rastin e Mihajlovës dhe largimin e saj nga Maqedonia.

Platforma e lidh rastin edhe me pasoja të mundshme politike në vend dhe kërkon përgjegjësi nga institucionet.

Prej andej kërkuan dorëheqje nga ministrat e punëve të brendshme, të punëve të jashtme dhe të drejtësisë.

Iva Mihajlova është shtetase bullgare e përfshirë në një aksident komunikacioni me pasojë vdekje, ndërsa rasti përsëri shkaktoi reagime politike pasi u publikua se ajo e kishte lëshuar vendin pavarësisht pasaportave të konfiskuara.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër