Po ulet niveli i ujit të lumenjve

nga admin

Shkup, 18 shkurt – Niveli i ujit tek pjesa më e madhe e lumenjve në vend po ulet në krahasim me dje, tregojnë rezultatet nga matjet e fundit të bëra nga Drejtoria për punë hidrometeorologjike (DPHM).

Rritje minimale të nivelit prej tre centimetrave në krahasim me dje ka lumi Treska në vendmatjen në Makedonski Brod, Pçinja në Pelincë dhe Banja e Katllanovës, ku niveli i ujit është rritur për katër, respektivisht për dy centimetra dhe lumit Strumicë në Konjarevë, ku niveli është më i lartë për tre centimetra.

Rritje më të madhe të nivelit të ujit prej 24 centimetrave ka lumi Strumicë te vendi Sushevë, për 20 centimetra në krahasim me dje është rritur niveli i lumit Cërnareka në R.B. Most, ndërsa për 18 centimetra niveli i Bregallnicës në Shtip.

Nivelet e ujit në tre liqenet natyrore në vend janë të njëjta si dje. 

postime të lidhura

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy