Policia do të bëjë kallëzim penal ndaj babait për keqtrajtim ndaj vajzës

Nga D. V.
1,181 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tetovë, 17 Mars, Zhurnal.mk – Policia në Tetovë tha se do të bëjë një kallëzim penal ndaj një babai i cili dyshohet për keqtrajtim psiqik dhe fizik ndaj vajzës së tij.


Policia tha se dje ka intervistuar personin me inicialet A.A. nga Tetova, pasi që me datën 14 mar vajza e tij 19-vjeçare kishte rënë nga ballkoni i shtëpisë së gjyshit të tij, për çka ajo ishte dërguar në spotal në Shkup për trajtim.


“Më 16.03.2026 në orën 21:20, A.A. (47) nga Tetova është paraqitur vetë në SPB Tetovë dhe me të është kryer një bisedë zyrtare në telefon. Gjegjësisht, gjatë trajtimit të ngjarjes së datës 14.03., në të cilën një vajzë 19-vjeçare nga Tetova ka rënë nga ballkoni i shtëpisë së gjyshit të saj dhe është transferuar në Kompleksin e Klinikave “Nëna Terezë” në Shkup, oficerët e policisë kanë mësuar, përkatësisht është vërtetuar se vajza është keqtrajtuar psiqikisht dhe fizikisht nga babai i saj A.A.”


Sipas policiesë, me udhëzim të prokurorit publik, i intervistuari A.A. është liruar përkohësisht por ndaj tij do të ngrihet një “kallëzim përkatës”.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër