Policia serbe ndalon në kufi kryetarin e Rrjetit Global të Bizneseve Shqiptare

Nga Xh M
5 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Bujanoc, 26 shtator Zhurnal.mk – Policia serbe ka ndaluar në pikën kufitare Dheu i Bardhë, Omer Nurën, kryetar i Rrjetit Global të Bizneseve Shqiptare.

Lajmi është konfirmuar për RTK-në nga Xhelal Mehmeti, kryetar i Unionit të Afaristëve të Luginës së Preshevës.

Nura ishte nisur për të marrë pjesë në një konferencë ekonomike që po mbahet sot në Bujanoc.

Ende nuk dihen arsyet e ndalimit, ndërsa nuk është bërë e ditur se sa do të zgjasë procedura policore.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër