Policia Ushtarake e FSK-së përfundoi me sukses Kursin për Mbrojtje të Afërt

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 12 tetor, Zhurnal.mk – Policia Ushtarake e Forcës së Sigurisë së Kosovës ka përfunduar me sukses Kursin për Mbrojtje të Afërt, të realizuar në bashkëpunim me Policinë Ushtarake Gjermane.

Në një postim në Facebook, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, tha se përmes këtij trajnimi, pjesëtarët e FSK-së kanë avancuar aftësitë profesionale dhe operacionale në fushën e mbrojtjes së afërt, duke u përgatitur sipas standardeve të larta ndërkombëtare.

“Bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës dhe asaj të Gjermanisë vazhdon të kontribuojë në ngritjen e kapaciteteve dhe profesionalizmit të FSK-së”.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër