Prej 20 deri 30 hektarë sipërfaqe e kapluar nga zjarri në rajonin e Shtipit

Nga D V
699 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shtipi, 15 qershor, Zhurnal.mk – Zjarri mes fshatrave të Shtipit Dolani dhe Luboten është nën kontroll. Komandanti i Njësisë territoriale zjarrfikëse (NJTZ)-Shtip, Bllagoj Renxhov tha se sot në mëngjes një ekip i NJTZ-së ka intervenuar në vendet ku ende ka tym, përkatësisht ka zjarr aktiv në pjesën e djegur.

“Në orën 10:00 sërish do të dërgojmë ekipe, të cilat do të kujdestarojnë deri në orën 15:00. Zjarri për momentin është në terren të ulët, të pakalueshëm për zjarrfikësit. Rreth orës 12 kur rriten temperaturat do të shohim nëse do të ketë aktivizim të zjarrit”, tha Renxhov.

Sipas vlerësimeve të para janë djegur 20 deri 30 hektarë me vegjetacion të ulët dhe një pjesë e pyllit me pisha. Përndryshe dje, 18 zjarrfikës, 14 zjarrfikës vullnetarë dhe banorë të fshatit Dolani morën pjesë në shuarjen e zjarrit. Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim dje aktivizoi edhe një er traktor, i cili veproi edhe nga ajri për të shuar zjarrin. Një banor i fshatit u lëndua, përkatësisht pësoi djegie në këmbë, për çka u hospitalizua menjëherë në Spitalin klinik – Shtip.

Mekanizëm ndërtimor dhe bujqësor u përdorë për të bërë prerje, përkatësisht rrethime të cilat nuk lejojnë që zjarri të përhapet drejt fshatit. Për vetëm disa ditë ky është zjarri i tretë i madh në rajonin e Shtipit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër