Presidenca e pranon që i dërgoi ftesë Labanit për përvjetorin e Pavarësisë: E bëri Protokolli jo Osmani

nga L. M

Këshilltari për Media i Presidentes Vjosa Osmani, Bekim Kupina, në një përgjigje me shkrim për portalin rtv21.tv tha se ftesën për gjyqtarin e Kushtetueses, Radomir Laban, për të marrë pjesë në përvjetorin e Pavarësisë së Kosovës në shkurt të këtij viti e ka çuar Protokolli i Presidencës dhe jo presidentja Osmani.

Kupina tha se Protokolli i Presidencës do të duhej ta merrte parasysh deklaratën e presidentes Vjosa Osmani të bërë në vitin 2024 për gjyqtarin serb, Radomir Laban, kur i kanë hartuar listat me ftesa për 17 vjetorin e pavarësisë.

“Presidentja as nuk përpilon as nuk merret me lista protokollare. Do të ishte absurde të mendohej se ajo merret me lista e ftesa. Me protokoll merret Protokolli e jo Presidentja. Ne nuk e dijmë se kush është në listë sepse protokolli merret me këto çështje duke shfrytëzuar lista protokollare. Presidentja ka bërë deklaratë publike rreth z Llaban edhe në vitin 2024. Protokolli do të duhej ta merrte atë deklaratë publike parasysh gjatë perpilimit të listave të organizimeve të tilla. Presidentja është siguruar që dosja e z.Llaban, nëpërmjet AKI-së, t’i dërgohet edhe Gjykatës Kushtetuese, edhe Prokurorisë, edhe Policisë. Kjo ka qenë detyra e saj, e jo detyra e përpilimit të listave protokollare”, Kupina për rtv21.tv.

Në ftesën e publikuar nga mediat, presidentja Vjosa Osmani si lidere e shtetit prinë në emrat e krerëve të institucioneve, në ftesën e dërguar./21Media

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More