Presidenti çek: NATO të tregojë “dhëmbët” për provokimet e Rusisë

Nga Xh M
156 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Pragë, 23 maj Zhurnal.mk – Presidenti i Republikës Çeke, Petr Pavel, i ka bërë thirrje NATO-s që të mbajë një qëndrim më të fortë përballë provokimeve të vazhdueshme të Rusisë në krahun lindor të aleancës.

Pavel tha se aleanca duhet “të tregojë dhëmbët” ndaj Moskës, duke paralajmëruar se mungesa e reagimit të vendosur mund të inkurajojë Kremlinin të intensifikojë veprimet e tij kundër vendeve anëtare të NATO-s.

Presidenti çek sugjeroi një sërë masash të ashpra kundër Rusisë, mes tyre ndërprerjen e aksesit në internet, shkëputjen e bankave ruse nga sistemet financiare globale, si edhe rrëzimin e avionëve që shkelin hapësirën ajrore të vendeve aleate.

Sipas tij, NATO duhet të përgjigjet në mënyrë “mjaft vendimtare, potencialisht edhe asimetrike”, për të frenuar strategjinë ruse të testimit të kufijve të aleancës pa kaluar pragun e një konflikti të drejtpërdrejtë.

Petr Pavel shprehu gjithashtu zhgënjim për atë që e cilësoi si “mungesë vendosmërie nga Shtetet e Bashkuara në raport me Rusinë”, megjithëse shmangu kritikat direkte ndaj Donald Trump.

Ai kujtoi se pas aneksimit të paligjshëm të Krimesë nga Rusia në vitin 2014, Moska ka zhvilluar një strategji që synon të provokojë NATO-n duke qëndruar gjithmonë pak poshtë pragut të Nenit 5 të aleancës, i cili parashikon mbrojtjen kolektive të vendeve anëtare në rast sulmi.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër