Shkup, 23 maj Zhurnal.mk – Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muamet Hoxha, dje zhvilloi një takim pune me ambasadorin e Mbretërisë së Spanjës, Rafaelo Soriano Ortiz, ku u diskutua për progresin dhe zbatimin e projekteve kyçe aktuale për mbrojtjen e mjedisit jetësor.
Në takim u theksua mbështetja e Mbretërisë së Spanjës për procesin e eurointegrimeve, veçanërisht në harmonizimin e legjislacionit kombëtar me standardet e BE-së dhe forcimin e kapaciteteve institucionale në sektorin e mjedisit jetësor. Bashkëpunimi i mirë bilateral ndërmjet dy vendeve reflektohet edhe përmes realizimit të disa projekteve të mbështetura nga programi IPA, në të cilat marrin pjesë institucione dhe kompani spanjolle.
Bashkëbiseduesit theksuan përkushtimin e përbashkët për avancimin e mëtejmë të partneritetit dhe shkëmbimin e përvojave dhe praktikave të mira, si një kontribut i rëndësishëm në zbatimin e reformave dhe harmonizimin me standardet evropiane në fushën e mjedisit jetësor.
