Presidentja Osmani uron Ditën e Komunitetit Ashkali në Kosovë

Nga B.M
433 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e ka uruar Ditën e komunitetit ashkali në Kosovë.

“Në mozaikun e identitetit të Republikës së Kosovës, komuniteti ashkali zë një vend të veçantë, me traditat, gjuhën, kulturën dhe trashëgiminë e tij të pasur që e kanë bërë vendin tonë më të larmishëm”, ka shkruar ajo në “Facebook”.

Sipas saj, trashëgimia kulturore e ashkalinjve është pjesë e pandashme e historisë së Kosovës.

“Në këtë ditë, riafirmojmë përkushtimin tonë për një Kosovë ku çdo komunitet ndihet i barabartë dhe i respektuar. Forca e Kosovës qëndron pikërisht në shumëllojshmërinë e saj, në ndërthurjen e traditave, në respektin reciprok dhe të ardhmen e përbashkët me dinjitet për të gjithë”, tha Osmani.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër