Presidentja Shiroka-Pula merr urime nga Presidenti i Italisë dhe ai i Kroacisë

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 11 tetor Zhurnal.mk – Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula ka pranuar mesazhe urimi me rastin e marrjes së detyrës nga presidenti i Republikës Italiane, Sergio Mattarella, dhe ai i Republikës së Kroacisë, Zoran Milanović.

Në mesazhin e tij, presidenti i Italisë, Sergio Mattarella, ka shprehur dëshirën që bashkëpunimi ndërmjet dy shteteve të marrë një shtysë të re dhe të thellohet më tej, në përputhje me angazhimin e vazhdueshëm të Italisë në mbështetje të Kosovës, i dëshmuar edhe nga pjesëmarrja në misionin e KFOR-it, komandën e të cilit Italia do ta marrë sërish së shpejti.

“Shpresoj gjithashtu që, gjatë mandatit tuaj, Kosova të arrijë përparim konkret dhe të qëndrueshëm në reformat e brendshme të nevojshme për ta afruar vendin me familjen e përbashkët evropiane. Në këtë rrugëtim sfidues, Kosova do të mund të mbështetet në përkrahjen tonë”, thuhet në letrën e presidentit Mattarella.

Ndërkaq, presidenti i Kroacisë, Zoran Milanović, ka shprehur gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit, veçanërisht për sigurinë dhe stabilitetin në rajonin e Evropës Juglindore.

“Kroacia do të vazhdojë të mbështesë integrimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare dhe formatet e bashkëpunimit rajonal, me theks të veçantë në anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe në NATO. Shpresoj për një mundësi të shpejtë për një takim personal dhe shkëmbim pikëpamjesh mbi perspektivat e zhvillimit të mëtejshëm të marrëdhënieve tona”, ka shkruar ndër të tjera në letrën e urimit presidenti Milanović.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër