Presidentja Siljanovska Davkova e priti presidentin shqiptar Begaj

Nga D. V.
500 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 27 shkurt – Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot me nderime shtetërore dhe ushtarake e priti presidentin e Shqipërisë Bajram Begaj, i cili ndodhet për vizitë zyrtare në Maqedoni.

Pas pritjes do të vijojë takim tet-a-tet, ndërsa pastaj takim plenar i delegacionit të Maqedonisë dhe Shqipërisë.

Presidentët Siljanovska-Davkova dhe Begaj do të mbajnë konferencë të përbashkët për shtyp.

Në kuadër të vizitës zyrtare, presidenti i Republikës së Shqipërisë, do të vendos kurorë lulesh në varrin e Goce Dellçevit në kishën e “Shën Spas”-it në Shkup.

Sipas agjendës së vizitës zyrtare, presidenti shqiptar do të mbajë takim edhe me kryetarin e Kuvendit Afrim Gashi, ndërsa pas nënshkrimit në librin e përshtypjeve, ai do të mbajë fjalim para deputetëve. 

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër