Presidentja Siljanovska Davkova në varrimin e Papa Françeskut

nga Xh M

Vatikan, 26 prill – Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot do të marrë pjesë në meshën mortore kushtuar Shenjtërisë së Tij Papa Françeskut, që do të mbahet në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan.

Mesha do të drejtohet nga Shkëlqesia e Tij Kardinali Xhovani Batista Re, Dekan i Kolegjit të Kardinalëve.

Në përcjelljen e fundit të Papës në Sheshin e Shën Pjetrit, siç u njoftua nga Kabineti i Siljanovska-Davkovës, është njoftuar prania e shumë udhëheqësve botërorë – presidentë dhe kryeministra, anëtarë të familjeve mbretërore, udhëheqës fetarë dhe rreth 200,000 besimtarë.

Papa Françesku me kërkesë të tij, do të varroset në Bazilikën e Santa Maria Maxhore në Romë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More