Princesha Eugenie sjell në jetë fëmijën e tretë

Nga D. V.
567 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Familja mbretërore britanike është zgjeruar me një anëtare të re.

Princesha Eugenie ka sjellë në jetë fëmijën e saj të tretë, një vajzë, në një spital në Lisbonë.

Foshnja lindi të hënën në orën 18:20 sipas kohës britanike dhe peshonte rreth 2.970 gramë në lindje.

Princesha Eugenie dhe bashkëshorti i saj Jack Brooksbank e konfirmuan lajmin dhe u shprehën të lumtur për ardhjen e vajzës së tyre, ndërsa emri nuk është bërë publik.

Pallati Buckingham njoftoi se mbreti Charles, mbretëresha Camilla dhe anëtarët e tjerë të familjes mbretërore e pritën me gëzim lajmin.

Çifti tashmë kanë dy djem: August Philip Hawke Brooksbank, i lindur në vitin 2021, dhe Ernest George Ronnie Brooksbank, i lindur në vitin 2023.

Vajza e porsalindur nuk do të ketë titullin “Lartësia e Saj Mbretërore” dhe aktualisht renditet e 15-ta në linjën e trashëgimisë së fronit britanik.

Lindja e saj e ka zhvendosur një vend më poshtë princin Edward, dukën e Edinburgut.

Eugenie dhe Jack Brooksbank u martuan në tetor të vitit 2018 dhe jetojnë mes Portugalisë dhe Londrës.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër