Prishtina hap konkurs ndërkombëtar për projektimin e Varrezave të Kryeqytetit

Nga D. V.
394 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 5 gusht, Zhurnal.mk – Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se Komuna e Prishtinës ka iniciuar konkurs ndërkombëtar për projektimin e zgjerimit dhe riorganizimit të Varrezave të Kryeqytetit.

Rama tha se ky projekt synon krijimin e një hapësire dinjitoze për qytetarët, duke marrë parasysh përkatësitë dhe nevojat e komuniteteve të ndryshme.

“Varrezat e Kryeqytetit janë pasqyrë e dinjitetit të një qyteti dhe e respektit që ai tregon për secilin qytetar”, ka shkruar Rama.

Ai theksoi se përmes këtij projekti synohet krijimi i hapësirave që respektojnë të gjitha besimet fetare.

“Prandaj, Kryeqyteti ka iniciuar projektin për zgjerimin dhe riorganizimin e Varrezave të Kryeqytetit, një projekt që siguron hapësirë dinjitoze për të gjithë qytetarët, duke respektuar të gjitha besimet fetare dhe nevojat e secilit komunitet”, ka deklaruar Rama.

Nuk janë bërë të ditura detaje të tjera lidhur me afatet, lokacionin apo kriteret e konkursit ndërkombëtar.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër