Shkup, 5 gusht, Zhurnal.mk – Kryetari i Tetovës, Bilall Kasami, sot ka promovuar përfundimin e punimeve në rrugën “Mihajllo Rajçeviq” në lagjen Cetinsk, që sipas Kasamit ky është një projekt që i jep fund një problemi shumëvjeçar dhe u sjell banorëve infrastrukturë moderne e dinjitoze.
“Me shumë kënaqësi promovuam sot përfundimin e punimeve në rrugën “Mihajllo Rajçeviq” në lagjen Cetinsk, një projekt që i jep fund një problemi shumëvjeçar dhe u sjell banorëve infrastrukturë moderne e dinjitoze. Përveç asfaltimit të rrugës, realizuam edhe ndërtimin e rrjetit të ri të ujësjellësit dhe kanalizimit, duke investuar në infrastrukturën nëntokësore që garanton zgjidhje afatgjate. Ky është modeli ynë i punës, investime të plota, cilësore dhe të qëndrueshme, pa zgjidhje të përkohshme! Ju qoftë përhajr!”, ka shkruar Kasami.
