Produksioni i ri i “Il Trovatore” në Teatrin Kombëtar të Operas e Baletit

nga D. V.

Mbrëmë në Teatrin Kombëtar të Operas e Baletit u vu në skenë një produksion i ri i operas së Giuseppe Verdi-t, “Il Trovatore”.

Publiku tregoi interes të madh për këtë produksion të ri, gjë që u reflektua edhe tek shitja e biletave në kohë rekord, për të gjitha netët e shfaqjeve.

Opera “Il Trovatore” është pjesë e trilogjisë së operave shkruar nga Verdi: “Rigoleto”, “Il Trovatore” dhe “La Traviata”, ku kompozitori ka punuar shumë jo vetëm për muzikën por edhe për fjalët duke punuar ngushtë me libretistin Cammarano.

“Il Trovatore” bazohet në dramën spanjolle të Gutiérrez, historia e së cilës zhvillohet në Spanjë në fillim të shekullit të 15-të, duke ndërthurur dashurinë, hakmarrjen dhe misterin familjar.

Manrico dhe konti Di Luna janë rivalë për dashurinë e Leonorës, ndërsa Azucena, nëna cigane e Manrikos, kërkon hakmarrje ndaj kontit për nënën e saj, duke e rrëmbyer gabimisht vëllanë e kontit e duke e rritur si fëmijën e saj, gjë që më tej sjell një fund tragjik ku të gjithë protagonistët vdesin, duke zbuluar lidhjet e gjakut.

Mbrëmë në rolet kryesore interpretuan Eva Golemi, Josif Gjipali, Ankhbayar Enkhbold, Enkeleida Shkoza, Matias Xheli, Suada Gjergji etj, nën dirigjimin e Andrea Solinas. Opera “Il Trovatore” do të shfaqet edhe për dy net të tjera (12 dhe 13 dhjetor).

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More