Protesta në Tiranë shënon ditën e 133-të. Marshim nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 10 tetor Zhurnal.mk – Protestuesit janë mbledhur sërish këtë të shtunë në Tiranë, duke shënuar ditën e 133-të të tubimit të tyre të vazhdueshëm kundër politikave të qeverisë.

Protestuesit vijuan ritualin e marshimit përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, duke kundërshtuar projektin turistik në zonën e Zvërnecit, politikat për zonat e mbrojtura dhe investimet strategjike.

Ata marshuan përgjatë bulevardit kryesor për t’u ndalur përpara godinës së Kryeministrisë, ku vijuan tubimin përmes fjalimeve të njëpasnjëshme të aktivistëve.

“Revolucioni i Flamingove” nisi fillimisht si një lëvizje kundër ndërtimit të një resorti turistik në Zvërnec, por tashmë është shndërruar në një protestë politike.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër