Protestuesit të revoltuar, gjuajnë me gurë drejt ndërtesës së EULEX-it

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 16 shtator, Zhurnal.mk – Protesta pranë ndërtesës së EULEX-it është tensionuar pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë për dënimin e ish-krerëve të UÇK-së, raporton Ekonomia Online.

Protestuesit e revoltuar kanë nisur të hedhin gurë në drejtim të ndërtesës së EULEX-it, ndërsa në vend janë të pranishme njësi të Policisë së Kosovës.

Një numër i madh qytetarësh vazhdon të qëndrojë në zonën prapa ndërtesës së EULEX-it, duke kundërshtuar vendimin dënues të marrë në Hagë për katërshen e UÇK-së.

artikuj të ndërlidhura