Përballja mes Austrisë dhe Kosovës ishte takimi që tërhoqi më së shumti shikues në stadium në xhiron e dytë të Ligës së Kombeve.
Sipas të dhënave të publikuara nga Football Meets Data, përballja e zhvilluar në “Ernst-Happel-Stadion” në Vjenë u ndoq nga 47,000 tifozë, duke kryesuar listën e ndeshjeve të kësaj xhiroje për nga numri i të pranishmëve në stadium.
Të dhënat zyrtare të ndeshjes konfirmojnë gjithashtu shifrën prej 47,000 spektatorësh dhe tregojnë se stadiumi ishte i mbushur plot.
Në vendin e dytë në këtë renditje u pozicionua përballja mes Gjeorgjisë dhe Ukrainës, e cila u ndoq nga 43,382 tifozë, ndërsa Belgjikë–Francë mblodhi 40,857 shikues.
Më pas vijnë Danimarkë–Uells me 34,588 tifozë dhe Turqi–Itali me 33,891. Gjermani–Greqi u ndoq nga 28,945 spektatorë, ndërsa Norvegji–Portugali nga 25,953.
Përballja Suedi–Poloni tërhoqi 24,637 tifozë, ndërsa Serbia–Hungaria u ndoq nga 18,082. Serbia–Holanda kishte 15,212 të pranishëm në stadium.
Në pjesën e poshtme të listës u renditën Armenia–Mali i Zi me 11,400, Lituani–Azerbajxhan me 7,539, Letoni–Qipro me 6,069 dhe Gjibraltar–Rumani me 1,382 shikues.
Në fund të renditjes ishte Izrael–Irlandë me vetëm 319 tifozë, ndërsa Rumania–Bosnjë e Hercegovina rezulton me zero të pranishëm në të dhënat e publikuara në grafik.
Kështu, përballja e Kosovës me Austrinë jo vetëm që solli një numër të madh tifozësh në tribunat e “Ernst-Happel-Stadion”, por rezultoi edhe ndeshja me pjesëmarrjen më të madhe në stadium në të gjithë xhiron e dytë të Ligës së Kombeve.
Ndeshja përfundoi me fitoren 3-1 të Austrisë, ndërsa Edon Zhegrova shënoi golin e vetëm të Kosovës nga pika e bardhë.


