Real Madridi synon goditjen e madhe, ylli i Man Cityt bëhet objektivi kryesor i Mourinhos

Nga D V
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Real Madridi vazhdon ta mbajë Elliot Andersonin në listën e dëshirave për afatet e ardhshme kalimtare.

Drejtuesit e klubit madrilen e shohin mesfushorin e Manchester Cityt si një alternativë për përforcimin e mesfushës, repart të cilin trajneri Jose Mourinho ka kërkuar ta fuqizojë që nga afati i fundit kalimtar.

Mesfushori 23-vjeçar iu bashkua Manchester Cityt gjatë verës nga Nottingham Forest për rreth 134 milionë euro, duke nënshkruar kontratë afatgjatë deri në qershor të vitit 2031.

Paraqitjet e tij në Ligën Premier dhe pjesëmarrja me Kombëtaren e Anglisë në Botërorin e fundit kanë rritur vlerën e Andersonit në tregun ndërkombëtar, duke e pozicionuar atë si një prej mesfushorëve me potencialin më të madh.

Mundësia e një transferimi të mundshëm do të varet edhe nga përfundimi i proceseve administrative dhe disiplinore me të cilat po përballet Manchester City lidhur me 115 akuzat që po hetohen nga Liga Premier.

Përveç Real Madridit, edhe Arsenal dhe Manchester United po e përcjellin situatën në Manchester, në rast se drejtuesit e Cityt detyrohen të shqyrtojnë largimin e disa prej lojtarëve kryesorë të skuadrës.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër