“Punoni more najsend”, Rama reagon pasi VV-ja e denoncoi në Prokurori

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 3 nëntor, Zhurnal.mk – Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pasi Lëvizja Vetëvendosje ka dorëzuar materiale në Prokurori për “abuzim” me kontratën për ndriçimin publik, raporton Ekonomia Online.

“Vetëvendosja e Prishtinës i paska kapë do letra e paskan shku edhe sot me bo një SHOW POLITIK para Prokurorisë. Votuesit tuaj ish dashtë me e pyet veten, a e keni pru najherë në Asamblenë e Kryeqytetit naj propozim në të mirë të qytetarëve të Prishtinës? Apo keni hi n’asamble me e lujt hetuesin, prokurorin, gjyqtarin, policin, zëdhënësin? Punoni, more, najsen”, shkroi ai në Facebook.

Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë ka dorëzuar në Prokurorinë Speciale një denoncim lidhur me kontratën për ndriçimin publik “Smart”, për të cilën pretendon se ka pasur keqpërdorime dhe dëmtim të buxhetit të Komunës së Prishtinës, raporton Ekonomia Online.

Shefi i Grupit Parlamentar të VV-së në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Gëzim Sveçla, së bashku me deputetin e kësaj partie, Ilir Kërçeli, kanë bërë të ditur se denoncimi përmban të gjeturat e tyre lidhur me dallimet e mëdha në çmime ndërmjet dy kontratave për ndriçimin publik, të nënshkruara në një periudhë prej nëntë muajsh.

artikuj të ndërlidhura