Hoxha – Palminteri: Thellim i partneritetit me Italinë në fushën e mjedisit jetësor

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 3 nëntor, Zhurnal.mk – Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muamet Hoxha, zhvilloi sot takim me ambasadorin e Italisë në Maqedoninë e Veriut, Paolo Palminteri, ku u shqyrtuan mundësitë për avancimin e bashkëpunimit bilateral në fushën e mjedisit jetësor dhe zhvillimit të qëndrueshëm.

Në fokus të bisedimeve ishin thellimi i partneritetit institucional, realizimi i iniciativave të përbashkëta dhe mbështetja e Italisë në mbrojtjen e trashëgimisë natyrore.

Të dy bashkëbiseduesit konfirmuan përkushtimin e përbashkët për vazhdimin dhe intensifikimin e bashkëpunimit, me theks të veçantë në aktivitete dhe projekte konkrete me interes të ndërsjellë.

Ministri Hoxha shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Italisë dhe theksoi gatishmërinë e Ministrisë për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të partneritetit.

artikuj të ndërlidhura