Putin propozon mision të përbashkët humanitar ruso-ukrainas

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Presidenti rus Vladimir Putin i ka propozuar palës amerikane krijimin e një misioni të përbashkët humanitar mes Rusisë dhe Ukrainës në qytetin e Kostiantynivkës, në lindje të Ukrainës.

Lajmi është raportuar nga mediat ruse sipas të cilave Putin ua ka paraqitur këtë propozim të dërguarve amerikanë gjatë një takimi të zhvilluar të enjten.

Kreu i Kremlinit ka sugjeruar që misioni të ndjekë modelin e armëpushimit të shkurtër të vendosur në tetor, i cili u mundësoi banorëve të largoheshin nga qyteti Oleshky, nën kontrollin rus.

Propozimi synon krijimin e kushteve për një ndërhyrje humanitare në Kostiantynivka, një qytet në lindje të Ukrainës, në një kohë kur luftimet dhe situata e sigurisë në rajon mbeten shqetësuese.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër