Qeveria italiane ul taksat e karburantit për tre javë, Meloni: Hap për të përballuar rritjen e çmimeve

Nga Xh M
371 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Këshilli i Ministrave i qeverisë së Giorgia Meloni, në mbledhjen e fundit ditën e sotme, 18 mars, vendosi uljen e taksave mbi karburantet me rreth 25 cent për litër për tre javët e ardhshme. Lajmi u bë i ditur nga kryeministrja italiane në televizionin publik RAI.

“Bëhet fjalë për një ndihmë konkrete për qytetarët. Sigurisht që masa ka një afat të kufizuar, por tani italianët do të paguajnë më pak për karburantin sesa francezët, gjermanët dhe spanjollët”, deklaroi sekretari i Lega dhe zëvendëskryeministri italian Matteo Salvini.

Në një mesazh në rrjetet sociale, Meloni theksoi: “Qeveria jonë vazhdon të angazhohet për të përballuar rritjen e çmimeve të karburanteve, e cila është pasojë e krizës në Lindjen e Mesme. Aktivizuam menjëherë të gjithë mekanizmat që kemi në dispozicion për të garantuar transparencë në çmime dhe për të ndërhyrë, përmes policisë financiare dhe Autoritetit të Konkurrencës, në rastet e rritjeve të pajustifikuara në pikat e karburantit. Falë këtij veprimi, deri tani rritjet e çmimeve në vendin tonë janë më të kufizuara krahasuar me shtete të tjera më të mëdha evropiane.”

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër