Kryeministri Mickoski takoi homologun kroat, Andrej Plenkoviq, në Kongresin e partive popullore

Nga B.M
369 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Bruksel, 19 mars, Zhurnal.mk – Kryeministri Hristijan Mickoski, në kuadër të vizitës së tij në Bruksel, u takua me homologun e tij kroat, Andrej Plenkoviq, në margjinat e Kongresit të Partisë Popullore Evropiane.

Siç informoi ai sonte përmes profilit të tij në Fejsbuk, në takim u shkëmbyen mendime mbi sfidat aktuale në Evropë, bashkëpunimin rajonal dhe perspektivën evropiane.

“Në takim u shkëmbyen mendime mbi sfidat aktuale në Evropë, bashkëpunimin rajonal dhe perspektivën evropiane, me theks të veçantë në promovimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe partneritetit brenda familjes evropiane”, deklaroi Mickoski.

Kryeministri dhe kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, i cili ndodhet në Bruksel me një delegacion partiak, do të marrë pjesë në Kongresin e Partisë Popullore Evropiane deri më 20 mars, në të cilin janë ftuar edhe kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen, si dhe kryetarja e Parlamentit Evropian, Roberta Mecola.

Sipas njoftimit nga VMRO-DPMNE, Mickoski, sekretari i përgjithshëm i partisë, Dragan Kovaçki, dhe anëtari i Komitetit Ekzekutiv, Stefan Andonovski, do të marrin pjesë në ceremoninë e Partisë Popullore Evropiane, e cila zyrtarisht do të shënojë 50-vjetorin e saj në Bruksel.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër