Qeveria ndan mbi 10.8 milionë euro për organizimin e zgjedhjeve të 7 qershorit

Nga D. V.
578 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 12 maj Zhurnal.mk – Qeveria në detyrë e Kosovës ka mbajtur mbrëmë mbledhjen e saj të tetëmbëdhjetë në mënyrë elektronike, ku ka miratuar kërkesën e Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për ndarjen e mjeteve buxhetore për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Sipas njoftimit, Qeveria ka aprovuar shumën prej 10,887,186.45 euro për mbulimin e shpenzimeve që lidhen me organizimin dhe zhvillimin e zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 7 qershor 2026.

Mjetet e ndara pritet të përdoren për procesin zgjedhor, përfshirë përgatitjet teknike, logjistike dhe administrative nga ana e KQZ-së.

Zgjedhjet e parakohshme vijnë në një periudhë të zhvillimeve të reja politike në vend, ndërsa institucionet kanë nisur përgatitjet për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

Numri i përgjithshëm i subjekteve politike që janë regjistruar për pjesëmarrje në zgjedhjet e 7 qershorit është 27, prej të cilave 22 parti politike, 3 koalicione, 1 nismë qytetare dhe 1 kandidat i pavarur.

KQZ-ja ka bërë thirrje që partitë, koalicionet dhe kandidatët e pavarur të dorëzojnë sa më shpejt listat e kandidatëve për të siguruar certifikim dhe përgatitjen e procesin zgjedhor në kohë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër