Paris, 24 korrik, Zhurnal.mk – Më shumë se 400 persona kanë mbërritur me varka në skelën e Arcachon për t’u shpëtuar flakëve që po përparonin, pas një urdhri evakuimi nga destinacioni i njohur turistik i gadishullit Cap-Ferret në Francën jugperëndimore, tha sot bashkia e Arcachon.
”Anijet e transportit janë vendosur në katër skela dhe të gjithë banorëve u është kërkuar të evakuohen”, deklaroi bashkia.
Gadishulli Cap-Ferret kërcënohet nga një zjarr i madh me origjinë të mundshme aksidentale që ka përfshirë një pyll në veri të pellgut të Arcachon që nga e mërkura dhe ka djegur 8 700 hektarë.
Deri më tani nuk janë raportuar të lënduar, përveç një zjarrfikësi.
Zjarri, me shumë mundësi me origjinë aksidentale, që ka përfshirë pyllin në veri të pellgut të Arcachon (Gironde) që nga e mërkura dhe që kërcënon Lège-Cap-Ferret, ka djegur tashmë 8 700 hektarë.
