QKMF Ferizaj nis bashkëpunimin për trajnimin e stafit në trajtimin e dhunës me bazë gjinore

Nga D V
586 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 31 korrik, Zhurnal.mk – Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) në Ferizaj do të jetë pjesë e një projekti që synon forcimin e kapaciteteve të profesionistëve shëndetësorë në trajtimin e traumës dhe dhunës me bazë gjinore.

Në një takim të mbajtur mes drejtoreshës së QKMF-së, dr. Nadire Ymeri, dhe menaxheres së Projektit THTP në Kosovë, Negihan Xërxa, u prezantua Programi Transnacional i Trajnimeve Shëndetësore (THTP), i cili në Kosovë zbatohet nga organizata medica Gjakova.

QKMF Ferizaj është përzgjedhur për fazën e parë të projektit, e cila përfshin trajnimin e profesionistëve shëndetësorë sipas modelit “Trajnim i Trajnerëve” (TOT). Zbatimi i projektit pritet të nisë pas nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit gjatë muajit shtator.

Drejtoresha Nadire Ymeri vlerësoi rëndësinë e këtij bashkëpunimi, duke theksuar se projekte të tilla kontribuojnë në rritjen e kapaciteteve profesionale dhe përmirësimin e mbështetjes për personat e mbijetuar nga trauma dhe dhuna me bazë gjinore.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër