Bulliqi: Nga 1 shtatori Komuna e Podujevës merr përsipër mbështetjen edukative për fëmijët me autizëm

Nga D V
671 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 31 korrik, Zhurnal.mk – Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka bërë të ditur se nga 1 shtatori të këtij viti, komuna do të marrë përsipër organizimin dhe ofrimin e mbështetjes edukative për fëmijët në spektrin e autizmit, përmes angazhimit të stafit profesional komunal.

Bulliqi ka theksuar se ky është një hap i rëndësishëm për të qenë më pranë fëmijëve me autizëm dhe familjeve të tyre.

Ai njoftoi se gjatë një takimi me përfaqësuesit e shoqatës “AUTIZMI”, i ka falënderuar ata për kontributin dhe përkushtimin e treguar ndër vite, duke theksuar se Komuna i ka mbështetur financiarisht çdo vit.

Po ashtu, Bulliqi ka shprehur gatishmërinë që bashkëpunimi me shoqatën të vazhdojë edhe në të ardhmen, veçanërisht në trajnimin e stafit që do të angazhohet nga Komuna për ofrimin e mbështetjes edukative për këtë kategori të fëmijëve.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër