QMK: Katër zjarre aktive, dy nën kontroll

nga D. V.

Shkup, 4 gusht – Qendra për Menaxhim me Kriza informoi sot në mëngjes se në territorin e vendit ka katër zjarre aktive, në komunat Çashkë, Likovë, Studeniçan dhe Makedonski Brod.

Në komunën e Çashkës, mbi Bogomillë po digjet një pyll i përzier, në komunën e Likovës midis fshatrave Vaksincë dhe Sllupçan është djegur një pyll i ulët, në komunën e Studeniçanit, më saktësisht pranë fshatit Dreçavicë, ka zjarr pyjor në male, ndërsa në komunën e Makedonski Brod pranë fshatit Greshnicë po digjet një pyll i degraduar me bimësi të ulët.

Nën kontroll janë zjarret në komunën e Dollnenit, pranë fshatit Strovijë, pas vendit të quajtur Gajdarec – Klepalë, ku është djegur një pyll me bimësi të ulët, dhe në komunën e Zhelinës, në afërsi të fshatit Cerovë, ku po digjet një pyll i përzier.

Sipas informacioneve të QMK-së, në 24 orët e fundit kishte gjithsej 23 zjarre nga të cialt 17 janë shuar. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More