Shkup, 28 shtator, Zhurnal.mk – Qendra për Menaxhim me Kriza informon se deri në orën 18:00 të sotme janë regjistruar gjithsej pesë zjarre në sipërfaqe të hapura, nga të cilat një është aktiv, një zjarr është nën kontroll, ndërsa tre zjarre janë shuar.=
Zjarri në Komunën e Zhelinës është aktiv: pranë Karpallakut, në rrugën Shkup-Tetovë (mbeturina). Zjarri në Komunën e Gazi Babës në malin e Zi të Shkupit, mbi fshatin Haraçinë (pjesë e një pylli të ulët të degraduar) është nën kontroll – njofton QMK.
Tre zjarre janë shuar – në Komunën e Prilepit: pas Shkollës Industriale – Prilep (bar i thatë); Komuna e Gazi Babës: Bulevardi “Aleksandar Makedonski” (mbeturina); Komuna e Karposhit: Rr. “Skupi” pn (mbeturina).
