Qytetarët në banka mbajnë më shumë para sesa buxheti vjetor i vendit

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Shkup, 31 tetor Zhurnal.mk – Qytetarët në Maqedoninë e Veriut mbajnë gjithsej 7.4 miliardë euro, përkatësisht 454 miliardë denarë, në bankat e vendit. Kursimet vazhdojnë të shënojnë rritje, pavarësisht sfidave ekonomike dhe inflacionit.

Sipas të dhënave të Shoqatës Bankare të Maqedonisë dhe Bankës Popullore, depozitat e qytetarëve në baza vjetore janë rritur për 9.2 për qind, ndërsa depozitat me afat kanë shënuar rritje prej 5.7 për qind.

Pikërisht paratë e qytetarëve përbëjnë shtyllën kryesore të bankave në Maqedoninë e Veriut, pasi përfaqësojnë pjesën më të madhe të depozitave të përgjithshme në vend. Në të njëjtën kohë, statistikat tregojnë se edhe në kushtet e inflacionit, një pjesë e qytetarëve arrijnë të kursejnë para dhe t’i lënë ato mënjanë për një periudhë më të gjatë.

Një pjesë e konsiderueshme e mjeteve financiare nuk janë të deponuara me afat, por gjenden në llogaritë e transaksioneve. Kjo tregon se ato përdoren për shpenzimet e përditshme, pagesën e faturave dhe nevojat elementare të jetesës, por njëkohësisht pasqyron edhe fuqinë reale blerëse të popullsisë.

Ndryshe, sot shënohet Dita Botërore e Kursimit.

artikuj të ndërlidhura