Qytetarët serbë treguan pjekuri demokratike – Siljanovska-Davkova uron fitoren e Listës Studentore

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 26 tetor, Zhurnal.mk – Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, ka uruar Listën Studentore për fitoren në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi. “Urime për rezultatin e zgjedhjeve në Serbi! Qytetarët serbë treguan pjekuri demokratike përmes transferimit paqësor të pushtetit politik”, shkroi Siljanovska-Davkova në platformën X.

Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi fitoi Lista Studentore opozitare, ndërsa Aleksandar Vuçiq e pranoi humbjen e partisë së tij, SNS, edhe para shpalljes së rezultateve. Sipas projeksioneve, Lista Studentore pritet të fitojë 138 deri në 140 nga 250 mandatet parlamentare, ndërsa lista e Vuçiqit 103 deri në 105 mandate.

 

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër