Rama i dërgon letër ministrit Murati

nga admin

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, i ka kërkuar ministrit të Financave, Hekuran Murati, që të japë sqarime për mospërfshirjen e buxhetit të Kryeqytetit në Buxhetin e vitit 2026.

Në një reagim publik në Facebook, Rama ka theksuar se mospërfshirja e buxhetit të Prishtinës kërkon përgjegjësi institucionale dhe morale nga Ministria e Financave.

“Hekuran Murati, ki detyrim institucional e moral me tregu pse buxheti i Prishtina po lihet jashtë buxhetit 2026?!”, ka shkruar Rama.

Kryetari i Prishtinës nuk ka dhënë detaje shtesë në këtë postim, ndërsa çështja e buxhetit të Kryeqytetit ka qenë objekt debatit politik dhe institucional ditëve të fundit. 

postime të lidhura

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy