Tiranë, 19 nëntor, Zhurnal.mk – Kryeministri Edi Rama merr pjesë sot në takimin e nivelit të lartë të “Koalicionit të Vullnetmirëve” (Coalition of the Willing), që zhvillohet në Berlin, me ftesë të Kancelarit Federal të Gjermanisë, Friedrich Merz.
Takimi do të mbahet në Kancelarinë Federale Gjermane dhe në fokus do të jetë situata në Ukrainë.
Pjesëmarrja e Kryeministrit Rama në këtë tryezë të rëndësishme riafirmon rolin aktiv të Shqipërisë si partnere e besueshme në çështjet e sigurisë, paqes dhe stabilitetit evropian, si dhe angazhimin e saj të palëkundur në krah të aleatëve strategjikë.
“Koalicioni i Vullnetmirëve” është një grup prej 36 vendesh i krijuar në mbështetje të Ukrainës.
Një nga çështjet kryesore në diskutim është nëse Evropa do të jetë në gjendje të luajë një rol në negociatat e ardhshme lidhur me të ardhmen e këtij vendi.

